Nga Marinela MATIJA

Ka vetem pak dite qe i eshte bashkuar Flamurtarit dhe menjehere eshte bere pjese e rendesishme e tij. E kemi fjalen per basketbollisten shkodrane Bernada Rreshpja. Ajo kaloi ne forme huazimi deri ne fund te sezonit nga Vllaznia tek skuadra vlonjate, per t’i dhene asaj nje dore ne kampionat, por edhe ne Ligen Unike.

Dhe ne fakt kete po e ben ne menyren me te mire te mundshme, teksa Flamurtari ka siguruar finalen ndaj ekipit te Pejes, finale e cila do te luhet pasditen e sotme ne oren 18.30 ne pallatin e sportit te qytetit te Vlores. Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar Bernaden per t’i marre nje mendim per kete eksperience te saj te re dhe ajo eshte shprehur:

“Nje eksperience e papershkrueshme, plot emocion. Diçka ndryshe per mua sigurisht dhe nje rritje ne karrieren time sportive. Dua te them se une kam vetem 9 dite pjese e ekipit te Flamurtarit dhe e them me plot goje qe kam bere zgjedhjen e duhur.

Si do qe te shkoje tani e mbrapa, une jam shume e lumtur. E pse jo nje arritje me fitore te Liges Unike si dhe te kampionatit kombetar jane mese te mundshme.


Per sa i perket ndeshjes se sotme ne finale ndaj ekipit te Pejes, do te jete nje ndeshje shume e forte dhe plot emocion. Ekipi i Pejes eshte nje ekip shume i mire, por une mendoj se ne si ekip i kemi te gjitha kriteret per te fituar kete trofe”.(www.shkodrasport.com)