Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore do të jenë dy sfida të cilat prekin të dy skajet e klasifikimit të deritanishëm të këtij kampionati.

Takimi i parë është ai mes Laçit dhe Teutës, i cili mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë vazhdimësinë e ekipeve në këtë kampionat. Kurbinasit janë shumë të rrezikuar për rënien dhe kriza ka shkuar deri aty sa trajneri Cungu dha dorëheqjen javën e kaluar, për të ndërruar më pas mendje. Ndërsa Teuta ka synime që të shkojë në katërshen e parë, por e sheh veten edhe ajo ende e rrezikuar për t’u përfshirë në vorbullën e luftës për mbijetesë.

Sfida që intereson kreun e renditjes është ajo që luhet në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Vllaznisë. Blutë janë shfaqur me ambicie si pretendentë për katërshen e parë dhe në këtë ndeshje mund të matin forcën me një skuadër si Vllaznia e cila ka bërë mirë në javët e para dhe po kryeson tashmë e vetme.

NDESHJET SOT

LAÇI-TEUTA 16:00

DINAMO-VLLAZNIA 19:00 (në “Elbasan Arena”)