Sot në orën 14:00 do të luhet “Klasikja” e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një duel që pritet të jetë tepër i zjarrtë në stadiumin “Kukës Arena.
Shkodranët vijnë në këtë duel pas barazimit me Dinamon, ndërsa situata është kaotike në kampin bardheblu. Orges Shehi është i pezulluar pas humbjes në Laç.
Ndërkohë vendin e tij e ka marrë përkohësisht Julian Ahmataj i cili do të kërkojë të bëjë maksimumin sot, pse jo edhe të debutojë me fitore.