Vllaznia e viteve ’80 në basketboll ka qenë një ndër ekipet më të mira të historisë së këtij sporti në Shkodër. Kjo
ngaqë pjesë e tij kanë qenë basketbollistë të cilët kanë lënë gjurmë në histori me lojën dhe talentin e tyre. Ekipi i
atyre viteve konsiderohet si ai që i dha kthesën në cilësi basketbollit shkodran.
Njëri prej pjestarëve të këtij brezi është edhe Korab Llazani, njeriu i cili sot ka ditëlindjen, feston 59 vjetorin e
lindjes së tij. Me këtë rast, gazeta “SHkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite të tjera të lumtura.
Korabi ka lindur në Shkodër më 23 korrik 1961 dhe do të angazhohej shpejt me basketbollin, i cili do të kthehej në
elementin më të rëndësishëm të jetës së tij. Do të luante me Vllazninë deri në fundin 80, madje edhe shpallet kampion me këtë ekip në sezonin 1989-90.
Ndërkohë pas lënies së karrierës sportive, ai do të niste atë si trajner duke punuar fillimisht me moshat ndërkohë që në vitin 1996 do të ishte një nga themeluesit e shoqatës sportive “SHkodra Basket”.
Korab Llazani më pas do të largohej nga Shkodra për në Tiranë, do të niste punë fillimisht si inspektor pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit për dy vite me rradhë, 1999-2000, më pas do t’i rikthehej detyrës së trajnerit duke drejtuar ekipin e Valbonës.
Ndërkohë që prej vitit 2008 e deri më tani mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës, post pra që e mban
prej 12 vitesh dhe një jetëgjatësi e tillë në këtë detyrë sigurisht që është treguesi më i mirë se ai ka ditur ta bëjë si duhet këtë punë dhe prandaj është vlerësuar.
www.shkodrasport.com