Boksi shkodran pas viteve ’90 ka nxjerre nga rradhet e tij shume kampione te cilet kane shkruar historine e ketij sporti. Njeri prej tyre eshte edhe Kristian Shytani, boksieri i cili pikerisht sot ka ditelindjen. Mbush 29 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Ka lindur ne Shkoder me 23 shtator 1991 dhe zgjedh qe ne moshe te vogel te merret me boks. Trajneri Zef Gjoni dhe stafi i tij pikasin tek ai te dhenat e nje sportisti me te ardhme dhe per rrjedhoje gradualisht ai do te fillonte te ngjiste nje e nga nje hapat e suksesit.
Ndonëse gjatë karrierës së tij dëmtimet kanë qenë të shpeshta, sërish ia ka dalë të fitojë disa herë titullin kampion në peshat 60 dhe 64 kg dhe perpos tyre, ka fituar edhe disa medalje ne turnete nderkombetare ku ka marre pjese.
Prej vitit 2017 nderkohe Shytani la Shkodren dhe Shqiperine, per t’u vendosur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, aty ku do ta vazhdonte per disa kohe pasionin e tij te madh, boksin. Kristiani do te fitonte disa ndeshje, duke mberritur madje deri ne finalen per titullin kampion te Nju-Jorkut.
Gjergj KOLA