Mejdan ZHIVANI
FAQJA E PARE PA KATEGORI Sot gjysmëfinalet e Kupës: Juban-Danja, The-Door, Ada dhe Kinostudio në garë
Sot gjysmëfinalet e Kupës: Juban-Danja, The-Door, Ada dhe Kinostudio në garë
Prej një jave janë përcaktuar katër ekipet gjysmë-finaliste të Kupës së Shqipërisë, në futbollin e femrave. Këto ekipe, ku tre prej tyre i përkasin rrethit të Shkodrës dhe vetëm një kryeqytetit, një javë më parë kanë eleminuar kundërshtarët e tyre në çerefinale, ndeshje të cilat janë zhvilluar në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz, me një takim. Shorti i paracaktuar ka qenë deri diku “kapriçoz”, kur ka vënë përballë dy skuadrat më të mira të kampionatit, pikërisht Adën e Velipojës, e drejtuar nga Fatmir Axhani dhe Juban-Danjën të drejtuar nga Kreshnik Krepi. Këto dy ekipeve mbajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në kampionat, por tani do të përballen, ndoshta një finale e parakohshme, në gjysmë-finalen e Kupës së Shqipërisë, mes tyre. Nga dy takimet e sotme, kjo është padiskutim më e rëndësishmja. Megjithatë nuk duhet konsideruar e pa vlerë dhe pa rëndësinë e duhur dhe përballja mes Kinostudios dhe The-Door. Kjo e fundit eleminoi në çerekfinale të këtij kompeticioni, një prej ekipeve më të mira të vendit tonë, Tiranën, me rezultatin 4-2 dhe kërkoj që ta vazhdojë surprizën, apo të mos quhet e tillë, por e denjë për të fituar një trofe të tillë. Pas këtij suksesi, ekipi i The Door, që drejtohet nga Ahmet Meta dhe mbështetet fuqishëm në të gjitha drejtimet nga Kastriot Faci, kërkon me të drejtë finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të ketë përballë, padiskutim një skuadër shkodrane. Pavarsisht se cili mund të jetë rezultati i takimit tjetër, në finale, gjithsesi do të jetë një ekip shkodran, në mos të dy ekipet. Megjithatë dhe skuadra e Kinostudios, e drejtuar nga Gëzim Gjonpalaj kërkon dhe ajo për herë të parë finalen e këtij kompeticioni, madje duke pretenduar, që ajo të jetë fituese, jo vetëm në ndeshjen e sotme, por edhe në finale, ndaj shkodraneve. Ada e Axhanit, që mbështetet fuqishëm nga dyshja Lazër Matia dhe Alfred Pjetri do të synojë të arrijë suksesin e ndeshjes së kampionatit, për të kërkuar më pas të dy trofetë e këtij sezoni. Nga ana tjetër Jubani i drejtuar nga Krepi, me presidentit Ferdinand Jakun, por që në këtë sezon është afruar dhe donatori Agim Cani, nuk kërkojnë revansh ndaj këtij rivali, por suksesin për të shkuar në finale, nga ku do të synojnë të bëjnë “pronë” të tyre, Kupën e Shqipërisë, si trofeu i parë për këtë sezon, në futbollin e femrave. Të dyja takimet do të zhvillohen sot në orën 12.00, në kompleksin sportiv në Kamëz. Paralelisht me njëra-tjetrën, në dy fushat paralele, do të luhen të dyja takimet, që nga ana e FSHF-së kërkohet seriozitet dhe përkushtim, njëlloj si garat e tjera futbollistike.