Tashmë janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve, ndërsa sot ato do ta mësojnë kundërshtarin e tyre.
Duke filluar nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Barcelona, Bayern München, Borussia Dortmund, Juventus, Manchester City, Paris Saint-Germain , Porto, Real Madrid, janë fituesit e grupit.
Ajax, Atlético Madrid, Liverpool, Lyon, Manchester United, Roma, Schalke, Tottenham Hotspur, janë skuadrat që u kualifikuan nga vendi i dytë.
Kujtojmë se në këtë xhiro, skuadrat nga e njëjta ligë nuk mund të përballen mes vete, ndërsa ndeshjet do të startojnë më 12 shkurt.