Pasditja e sotme do të jetë e mbushur me plot emocione, pasi në fushë zbret e gjithë Kategoria Superiore. Katër takime spektakolare të vlefshme për javën e 28-të do të zhvillohen ditën e sotme, ku bie në sy dueli i kreut, Partizani-Skënderbeu (ora 18:30).
Të kuqtë duan të vazhdojnë të qetë rrugën drejt titullit, ndërsa në anën tjetër, kampionët në fuqi janë të gatshëm të bëjnë çmos për të shtyrë festën.Derbi mbijetese në Fushë-Krujë, aty ku Kastrioti vendas pret Luftëtarin (15:30).
Një 90 minutësh që pritet të dhurojë emocione të mëdha, ku pritet të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i përket çështjes së rënies nga Kategoria. Në Kurbin luhet për objektiva madhorë, me Laçin dhe Kukësin (15:30). që përplasin brirët për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Vlora pret “derbin e bregdetit”, aty ku Flamurtari vendas do të pres Teutën (ora 18:30).. Një duel spektakolar, ku edhe këtu do të kërkohet vetëm fitorja për të shpresuar te një vend që të dërgon në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Këtë herë, do të jetë Tirana skuadra e privilegjuar, pasi do të marrë 3 pikët në tavolinë ndaj Kamzës./newsport/