Kategoria Superiore e futbollit në Shqipëri do të rikthehet sot me javën e dytë. Pas zhvillimit të ndeshjeve hapëse në mesjavë, duelet e javës së dytë janë tejet interesante. Ajo që bie në sy është se disa skuadra do të luajnë si pritëse jo në stadiumet e tyre.
Kështu, Tirana do të presë në orën 13:45 në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, Teutën. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Kukësi do të përplaset me Partizanin.
Në të njëjtin orar, vendasit e Laçit presin Kastriotin, ndërsa Apolonia luan me Bylisin në “Loni Papuçiu”.
Dueli përmbyllës I kësaj jave vjen nga Korça, aty ku Skënderbeu dhe Vllaznia do të dhurojnë një duel interesant, duke nisur nga ora 16:45.
Kategoria Superiore – Java 2