Sot luhen 4 sfida të javës së 4-të në Kategorinë e Parë. Të gjitha duelet do të zhvillohen në orën 15:00.
Burreli do të presë Lushnjën ndërsa Korabi do të përballet me Besën.
Bylis sfidon në transfertë Luzin, me ballshiotët që do të kërkojnë të rikthehen tek fitorja pas barazimit javës së shkuar me Tomorin.
Tomori pret Kastriotin e Ndreut. Këta të fundit do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pas tre barazimeve.
JAVA 4
SOT
TOMORI- KASTRIOTI ora 15:00
LUZI 2008- BYLIS ora 15:00
BURRELI- LUSHNJA ora 15:00
KORABI- BESA ora 15:00
NESER
FLAMURTARI- VORA ora 16:00
ELBASANI- APOLONIA ora 19:00