Historia e atletikes shkodrane ne vitet 1960- 70 ka qene ne majat me te larta teksa nen drejtimin e trajnerit Feti Dizdari fituan disa tituj kampion me ekipin e femrave.
Nje nder protagonistet e ketij ekipi eshte pikerisht Angjelina Gurakuqi. Po ndalemi sot tek kjo ish- kampione e rekordmene sepse ajo festo 69 vjetorin e lindjes.
Kampionia jone ka lindur me 23 maj te vitit 1951 ne Shkoder dhe ne rinine e saj do t’i perkushtohej sportit te atletikes. Ajo ka konkurruar me sukses per shume vite me rradhe ne garat e 100 metrave me pengesa, ne 200 metra dhe n kercim se gjati.
Angjelina Gurakuqi ne keto disiplina ka fituar disa tituj kampione dhe njekohesisht ka thyer edhe 10 rekorde kombetare duke konkurruar ne garat e mesiperme.
Ka qene anetare e ekipit tone kombetar per shume vite me rradhe dhe ka marre pjese ne shume aktivitete nderkombetare. Per te gjitha keto arritje eshte nderuar me titullin “Mjeshtre Sporti”.
Sakaq, vitin e kaluar, me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, ajo eshte nderuar si njera prej “Atleteve te Shekullit te SK Vllaznia”.
Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes se kampiones dhe rekordmenes Angjelina Gurakuqi, i uron asaj edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Gjergj KOLA