Per futbollin e femrave ne Shqiperi, dita e sotme do te jete e veçante per njeren prej “themelueseve” te tij. Behet fjale per Emanuela Jakun, nje nga pioneret e para te ketij sporti dhe nje nga lojtaret me te mira te kampionatit per disa vite me rradhe.

Ajo feston sot 27 vjetorin e lindjes dhe padyshim qe kete dite te shenuar do ta ndaje bashke me bashkeshortin e saj, gazetarin sportiv Anton Zalli dhe dy djemte e saj.

Emanuela Jaku ka lindur ne Juban te Shkodres me 11 maj 1993 dhe me sportin do te lidhej qe ne nje moshe te vogel, vetem 10 vjeçe sepse babai i saj, Ferdinandi, nderton nje kalçeto dhe ajo femijerine e saj do ta kalonte pikerisht aty.

Nderkohe ne vitin 2005 krijohet ekipi i pare i futbollit te femrave ne vendin tone, “Juban Danja” dhe Emanuela, ndonese 12 vjeçe, do te ishte nder pjestaret e para te saj.

Një vajzë 12-vjeçare që nga 2005-sa iu fut rrugës së futbollit. Dhe për të ishte e vështirë që të mposhte paragjykimet, por ia doli. Ajo është futbolliste dhe tashmë trajnere në disnastinë Jaku të futbollit të femrave.

Ndeshja e parë zyrtare per te ka qene ajo e zhvilluar në Sarandë në vitin 2007. Fillimisht futbolli per te ka qenë më shumë dëshirë dhe pasion. Duke luajtur futboll bashke edhe me vajza te tjera ne nje fshat si Jubani, Emanuela dhe ato arriten të thyejne një tabu në Shqipëri.

Ne vitet e mevonshme, duke qene pjese e rendesishme e ekipit “Juban Danja”, madje edhe kapitene e saj, Emanuela ka dhene kontributin e vet duke ndihmuar kete ekip ne fitimin e dy trofeve te Kupave te Shqiperise ne vitet 2012 dhe 2013.

Po ashtu, per disa vite me rradhe ka qene edhe anetare e ekipit kombetar. Nderkohe, Emanuela Jaku eshte nder te parat femra qe ka marre edhe liçensen e trajneres se futbollit. Tashme prej disa vitesh eshte shkeputur nga futbolli, por kontributi i saj kurrsesi nuk mund te harrohet.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron Emanuela Jakut edhe 100 vite te tjera te lumtura bashke me familjen e saj!
© shkodrasport.com