Sfida e sotme ne mes Tiranes dhe Vllaznise e cila gjithmone eshte konsideruar “klasikja” e futbollit shqiptar, ndonese eshte miqesore pritet me interes nga te dy ekipet qe duan te shohin veten se ku jane me pergatitjet.

Por nga ana tjeter, ky ballafaqim pritet me interes edhe nga tifozerite e te dy ekipeve por per shkak se prania e tyre ne stadium nuk lejohet per shkak te vendimeve te institucioneve shteterore si rrjedhoje e gjendjes se pandemise, ata nuk do ta kene te mundur te jene ne “Selman Stermasi”.

Megjithate, ka nje mundesi per ta ndjekur kete ndeshje dhe ate ua ofron RTSH Sport. Ka qene vete ky TV qe ka bere publik njoftim per transmetimin e ketij takimi duke filluar nga ora 16:55.

Kanali sportiv i Televizionit Publik Shqiptar brenda 5 ditesh po ben te mundur transmetimin e tre ndeshjeve miqesore te ekipeve te Superliges shqiptare.

E para ka qene ajo Vllaznia- Teuta luajtur ne “Loro Boriçi” dhe fituar 1-0 ndaj shkodranet te enjten e kaluar. Me pas te shtunen, transmetoi nga “Selman Stermasi” miqesoren Tirana- Apolonia te fituar 2-0 nga fieraket.

Sot eshte e treta por besojme me e rendesishmja qe ka per te sjelle edhe nje interes te madh tek teleshikuesit sepse kemi te bejme me dy prej skuadrave me te vjetra dhe nder me te mirat e futbollit shqiptar, Tiranen dhe Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/