Laçi do të pres Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Abissnet Superiore. Takimi do të luhet në orën 16:00, në Kurbin.

Laçi vjen si më favorit në këtë ndeshje, për vetë faktin se luan në shtëpi dhe para tifozerisë së saj. Trajneri Armando Cungu ka pasur të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të përgatitur ekipin për përballjen e sotme, dhe nuk pranon asnjë gabim, me objektivin e vetëm, qëndrimin në Superiore.

Flamurtari ka 4 vite që “lundron” në ujërat e Kategorisë së Parë. Hera e fundit që vlonjatët do të përballeshin me kurbinasit ishte viti 2020, dhe tani në Vlorë mendojnë se ka ardhur koha për kthesën. Miqtë vijnë pas një fitoreje dërrmuese të mërkurën, ku mundën Apoloninë vetëm pas gjuajtjeve të penalltive.

Ata në fakt janë ankuar disa herë për kalendarin e ngjeshur dhe ndeshjet e shumta që janë detyruar të bëjnë, duke e krahasuar me Laçin që vjen komplet i qetë në përballjen e sotme.