Nje ndeshje shume interesante pritet te luhet sot ne ora 13:00 ne fushen sportive te Bushatit. Perballe njera- tjetres do te jene skuadra vendase e Basanias dhe Veleçiku i Koplikut. Te dyja ato sigurisht qe do te kene si objektiv fitoren, megjithate do te jete fusha e lojes qe do te vendose gjithçka.

Vendasit duken me shume entuziaste, jo vetem sepse luajne para sportdashesve te tyre, por edhe sepse vijne pas nje fitoreje me shume vlere te arritur javen e kaluar ne transferten e Gramshit. Megjithate edhe koplikasit duan te reagojne.

Keta te fundit javen e kaluar u munden brenda ne fushen e tyre nga Terbuni dhe kjo ne njefare menyre ua ka prishur planet per te qene ne katershen e pare, por tashme synimi i mbetur eshte te renditen deri ne vendin e peste, çka do te thote nje vend ne play-off.

Duke folur ne prag te kesaj ndeshje, drejtori teknik Nuri Rexha eshte shprehur nder te tjera se perballja me Basanian do te jete nje test per lojtaret e Veleçikut. Ja çfare ka thene ai per mediat:

“Dueli mes dy skuadrave fqinje do te jete ndryshe nga ai me Terbunin. Djemte duhet te reagojne ne Bushat. Java na ka sherbyer shume per eliminimin e gabimeve dhe prandaj kam besim se ndaj Basanias nuk do te dalim pa pike. Gjithsesi fusha e lojes do te percaktoje rezultatin e kesaj ndeshje”./www.shkodrasport.com/