Besëlidhja do të ndeshet sot, në ora 13.00, në transfertë me Tërbunin, për llogari të javës së 15–të të kampionatit. Lezhjanët renditen në vendin e pestë, çka e ka vështirësuar shumë rrugën për t’iu afruar kreut për të pretenduar ngjitjen.
Trajneri Edmond Dalipi, gjatë një prononcimi për mediat deklaroi: “Gjatë gjithë javës, së bashku me stafin kemi punuar intensivisht me ekipin në të gjitha pikëpamjet. Përpara na pret një transfertë e vështirë në Pukë, ndaj jemi mobilizuar maksimalisht për të dhënë më të mirën atje.
Shumica dërrmuese e futbollistëve janë në dispozicion dhe në formë shumë të mirë, çka na ngroh. Pozicioni në tabelë është në disfavor, ndaj na duhet që t’i minimizojmë maksimalisht gabimet.
Ne do të zhvillojmë lojën tonë duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe stilin e lojës së kundërshtarit. Shpresoj se nga stadiumi i Pukës nuk do të dalim pa pikë”.
Beselidhja aktualisht ndodhet ne vendin e peste te renditjes me 23 pike, kater me pak sesa Terbuni qe ndodhet nje vend me lart nderkohe qe ne te gjashtin eshte Veleçiku me 21 pike. Pikerisht per kete pozicionim, lezhjanet do te kerkojne te mos dalin pa pike nga ndeshja e sotme ne Puke./www.shkodrasport.com/