Antonio Marku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Teutës. Mbrojtësi shkodran, i cili sot ishte pjesë e formacionit titullar të skuadrës durrsake, pas ndeshjes duket se ka gjetur akordin për prishjen ne marrëveshje të kontratës.

Mbrojtësi, i cili luajti pjesën e parë të sfidës dhe pastaj u zëvendësua nga trajneri Devolli, ishte afruar gjatë verës te durrsakët, pas disa viteve të kaluara në futbollin kosovar. Por duket se ai ka bërë pikërisht prapakthehu atje.

Bëhet e ditur se Marku ka gjetur akordin me Drenicën, ekip me të cilin ka luajtur edhe në të kaluarën, duke u transferuar në radhët e klubit që bën pjesë në kategorinë e parë në Kosovë.