Ditën e sotme do të rikthehen emocionet e Kupës së Shqipërisë. Do të luhen dy takime mjaft interesante të vlefshme për çerekfinalen. Të dyja sfidat do të startojnë në orën 13:00.

Kastrioti-Tirana do të luhet në stadiumin e Kamzës. Bardheblutë vijnë pas humbjes me Teutën në kampionat dhe sot synojnë të bëjnë autokritikën. Nga krahu tjetër krutanët me Emiliano Çelën në stol kërkojnë të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.

Po në të njëjtën orë në Rrogozhinë do të luhet dueli mes Egnatias dhe Laçit. Vendasit vijnë paas fitores spektakolare ndaj Bylisit në kampionat. Gjithashtu Egnatia kërkon të sigurojë gjysmëfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë, teksa kërkon të shkrujë historinë.

Kurbinasit nga krahu tjetër shpesh janë cilësuar si ekspertja e Kupës, pasi në vitet e fundit thuajse kanë qenë ose në gjysmëfinale ose në finale, madje edhe kanë triumfuar në dy raste.

Sfidat:

KASTRIOTI – TIRANA

EGNATIA – LAÇI