Sot do të luhen tre ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.Në orën 13:30 Bylisi do të presë Egnatian ndërsa Laçi do të përballet me Partizanin. Keto skuadra jane ndeshur edhe pak dite me pare per kampionat ku rrogozhinasit fituan ne fushen e tyre me ballshiotet ndersa sfida tjeter, ajo ne mes kurbinasve dhe te kuqve u mbyll ne barazim.
Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te prodhojne sfidat e sotme qe ne fakt jane tjeter histori sepse kane edhe nje ndeshje te kthimit per te percaktuar skuadren qe shkon me tej ne kete kompeticion.
Nderkohe Elbasani dhe Vllaznia do të luajnë në orën 17:00. Edhe ky nje ballafaqim shume interesant ku vendasit e shohin Kupen si shpetimin e tyre te vetem te ketij sezoni, por edhe shkodranet duan kalimin ne turin tjeter.
Duelet e kthimit do të zhvillohen më 26 shkurt.
NDESHJET E SOTME
BYLIS-EGNATIA 13:30
LAÇI-PARTIZANI 13:30
ELBASANI-VLLAZNIA 17:00