“Abissnet Superiore” rikthehet sërish, kësaj radhe me javën e 21-të, ku hapet me dy përballje interesante.
Në orën 13:00, Kukësi pret në shtëpi Kastriotin. Të dyja skuadrat luajnë një përballje direkte për mbijetesë dhe duan të rikthehen te fitorja.
Po në këtë orë, Laçi pret Egnatian në një duel për Europë. Kurbinasit fitojnë prej tre ndeshjesh radhazi, ndërsa rrogozhinasit nuk e shijojnë suksesin në kampionat prej 5 sfidash.
NDESHJET:
KUKËSI – KASTRIOTI 13:00
LAÇI – EGNATIA 13:00