Sot në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Superiore.Skënderbeu do të përballet me Laçin, ku të dyja skuadrat vijnë nga barazime në javën e shkuar dhe sot do të kërkojnë rikthimin te fitorja.
Padyshim qe do te jete nje sfide shume e forte ku ekipet do te kerkojne te marrin piket maksimale per vete pozicionimin e tyre ne renditje, ne nje kohe qe korçaret duket se po kalojne nje moment me te mire, edhe pas fitores ne kupe ndaj Dinamos.
Ndërsa Teuta do të presë në Durrës, Dinamon. Durrsaket po tregojne se pavaresisht ndryshimit te trajnerit, po kalojne jo pak veshtiresi, por edhe Dinamo nuk eshte ne momentin e saj me te mire. Tek rezultati i bluve sot sigurisht qe e kane vemendjen edhe tre ekipet e tjera te kreut qe padyshim shpresojne tek nje hap i gabuar i tyre.
NDESHJET E SOTME
SKËNDERBEU-LAÇI 17:00
TEUTA–DINAMO 17:00