“Abissnet Superiore” luan dy ndeshjet e saj të fundit të javës së 17-të, ku në të cilat luhet për mbijetesën dhe Europën.

Në orën 13:00, Kukësi pret në shtëpi Erzenin. Verilindorët duan të “arratisen” nga vendi i fundit, ndërsa nga ana tjetër, shijakasit kërkojnë rikthimin te fitorja në mënyrë që të jetë ende në garën për Europë.

Në orën 16:00, Teuta pret në “Niko Dovana” Egnatian, me durrsakët që gjithashtu kërkojnë të largohen menjëherë nga zona e ftohtë. Sa i përket rrogozhinasve të Duros, ata kërkojnë fitoren në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten në garë për titullin dhe akoma më të sigurt në zonën europiane.

NDESHJET:

KUKËSI – ERZENI 13:00

TEUTA – EGNATIA 16:00