Superiorja do të luajë sot tri ndeshje, që do të jenë të vlefshme për javën e dhjetë të saj. Dy takime do të marrin jetë në orën 17:00 dhe një tjetër në 19:30.
Fillimisht përballen Elbasani me Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Në të njëjtën orë do të jetë duke u luajtur dhe Tirana—Laçi në stadiumin e Korçës.Javën e mbyll supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ky takim nis në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kujtojmë ndërkohë se dje Bylisi mposhti Teutën me rezultatin 4 me 0 në shtëpi. Në anën tjetër Egnatia dhe Dinamo u ndanë në barazim 1-1.
Java e dhjetë e Superiores, më 26 tetor
Ora 17:00
Elbasani – Skënderbeu
Tirana – Laçi
Ora 19:30
Vllaznia – Partizani