“Abissnet Superiore” luan ditën e sotme tre sfidat e fundit që mbyllin javën e 11-të.Në orën 14:00, Tirana pret në “Selman Stërmasi” Teutën. Bardheblutë ndodhen në një krizë rezultatesh dhe kërkojnë të dalin sa më parë nga kjo gjë. Nga ana tjetër dhe durrsakët nuk ndodhen në pozita të mira në tabelë, kështu që në fushë do të hyjnë vetëm për tre pikët.
Po në këtë orë, Partizani luan në transfertën e Laçit. Kampionët kërkojnë tre pikët e radhës në mënyrë që t’i bashkohen sërish Egnatias në krye. Nga ana tjetër kurbinasit kanë dy ndeshje pa fituar dhe duan me çdo kusht që të ruajnë pozitat në zonën e “Final 4”.
Vllaznia do të presë në orën 17:00 Erzenin në stadiumin “Loro Boriçi”. Qatip Osmani kërkon të debutojë me fitore në krye të kuqebluve dhe t’i afrojë më shumë me zonën “Final 4”. Sa i përket shijakasve, ata po kalojnë një sezon me ulje-ngritje dhe për momentin duan të largohen nga zona e ftohtë e mbijetesës.
NDESHJET:
TIRANA – TEUTA 14:00 “SELMAN STËRMASI”
LAÇI – PARTIZANI 14:00 “LAÇI STADIUM”
VLLAZNIA – ERZENI 17:00 “LORO BORIÇI”