Sot në Kategorinë e Parë luhet një ndeshje shumë interesante mes Kastriotit dhe Dinamos.
Krutanët nga njëra anë që duan të sigurojnë sa më shpejt ngjitjen në Superligë dhe dinamovitët nga ana e tyre që duan të renditen në 5 vendet e para të grupit A për të mos rrezikuar rënien në fazën e tretë të kampionatit.
Për këtë takim kaq të rëndësishëm që do luhet në qytetin e Krujës janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do vënë drejtësi.
Kryesor do jetë Indrit Myrtja nga Shkodra. Asistentë të tij do jenë Sonil Zeka dhe Jetmir Podgorica të dy nga qyteti i Shkodrës.
Po ashtu nga Shkodra është edhe arbitri i katërt i takimit, Bekris Dragusha. Ky eshte nje lajm i mire megjithate duhet thene se pak po i besohet serish arbitrave te kolegjiumit te Shkodres.