Sot ne oren 17.00 ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes do te luhet ndeshja miqesore ne mes ekipeve te Kastriotit dhe Vllaznise. Nje perballje qe do t’u sherbeje trajnereve Ndreu e Brdariç per te pare ekipet e tyre dy jave para startit te kampionatit.

Te kuqeblute ne fakt, situata eshte paksa rremuje si pasoje e lojtareve te ofruar se fundi dhe mbase ndonjeri prej tyre nuk do te luaje ne miqesoren e sotme, megjithate e rendesishme eshte qe ata tashme jane pjese e skuadres dhe shume shpejt do te kapin formen e duhur.

Vllaznia ka luajtur edhe nje miqesore tjeter, ate qe humbi 0-1 ne Puke ndaj Teutes javen e kaluar dhe po ashtu edhe ne ate ndeshje skuadra ka patur shume mungesa, çka beri qe ajo te mos shfaqte vlerat e saj me te mira ne fushe.

E njejta gje mund te ndodhe edhe sot, por ndeshje te tilla jane te rendesishme sepse i ndihmojne stafet teknike per harmonizimin e ekipit dhe aplikimin e menyrave te lojes qe ata deshirojne.
www.shkodrasport.com