Ndeshja e prapambetur e javës së 19-të të kategorisë së dytë, ajo në mes Adës dhe Partizanit B, do të luhet pasditen e sotme.

Ky takim do të startojë në orën 15.00 dhe këtë herë nuk do të zhvillohet në Velipojë por në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër.

Siç është bërë e ditur, ky takim ishte planifikuar të luhej ditën e dielë sipas kalendarit por pikërisht atë ditë, presidentit të Adës Alfred Pjetri i ndodhi një fatkeqësi e rëndë.

Vëllai i tij ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali dhe për këtë arsye, futbollistët dhe stafi teknik duke dashur t’i gjenden pranë atij në ato momente të vështira, kërkuan që ndeshja të shtyhej.

Një kërkesë e tillë u aprovua nga FSHF dhe për rrjedhojë takimi do të luhet pasditen e sotme.

Ada ndodhet aktualisht në vendin e 11-të në renditje me 15 pikë ndërsa Partizani B ndodhet në vendin e 7-të me 24 pikë.
© shkodrasport.com