Mesdita e 14 janarit të vitit 2012 do të na sillte një lajm të keq nga Greqia. Mjeshtri i madh i çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar- Agim Tafili, ishte ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare. Njeriu që nuk la garë pa fituar, këtë më të rëndësishmen e humbi. Sot mbushen plot 6 vite që ky mjeshtër nuk është më mes nesh. Padyshim që vazhdon t’i mungojë shumë familjes së tij sepse u nda prej saj në një moshë shumë të re.

Por nga ana tjetër, u mungon shumë edhe Brahimit, Sytkisë, Salihit, Sabaudinit, Hyrjanit, Agimit, Mehdisë, Leonardit e të tjerëve kolegë që kanë qenë pranë në stërvitjet dhe garat e shumta. Megjithatë, ajo çfarë ka lënë pas Agim Tafili e bën atë të pavdekshëm. Karriera dhe veprimtaria sportive e tij kanë lënë gjurmë të thella në historinë e çiklizmit shqiptar.

© shkodrasport.com