Java e 4-të e Superiores do të mbyllet me dy sfidat që do të luhen në orën 15:00.
Laçi do të presë Vllazninë, ku do të kërkojë fitoren njësoj si ndaj Teutës.

Nga ana tjetër shkodranët deri më tani numërojnë 1 fitore dhe 2 barazime, dhe duan të vazhdojnë që të mos humbasin asnjë ndeshje.

Pritet te jete nje ballafaqim interesant dhe per me teper kjo do te jete edhe nje perballje e dy trajnereve, Skerdi Bejzade dhe Migen Memelli.

Nga ana tjeter, Teuta do të kërkojë 3 pikët pas humbjes së thellë ndaj Laçit. Të njëjtën gjë do kërkojë edhe Skënderbeu pas humbjes ndaj Tiranës.