Mbrëmja e sotme përkon me afatin përfundimtar të mbylljes së merkatos për futbollistët e huaj. Në këto kushte, pritej që Vllaznia të ishte në lëvizje për gjetjen edhe të një sulmuesi tjetër por mesa duket ka pak shpresa për këtë. Gjithsesi duhet pritur deri në orën 24.00 për të parë se çfarë do të ndodhë. Kuqeblutë aktualisht kanë vetëm një sulmues në dispozicion, ganezin Atsina si dhe 19 vjeçarin Pusi.

Natyrisht shumë pak për një skuadër që ka objektivat e veta në sezonin e ri që nis së shpejti. Drejtuesit kanë ditë që operojnë me menaxherë të ndryshëm për gjetjen edhe të një sulmuesi tjetër dhe shpresat kanë qenë për të bërë diçka megjithatë, vështirë të ndodhë në këto orë të fundit të mbylljes së merkatos. Trajneri Cungu e ka bërë të ditur se nuk merr futbollistë pa provë dhe për këtë arsye, ka thuajse shanse zero që të vijë ndonjë futbollist sot dhe të firmosë menjëherë pa marrë Ok-in e tij.

www.shkodrasport.com