Vllaznia do të presë sot në 16:00 Apoloninë. Dy klubet e Superligës përfitojnë nga shtyrja e sezonit, teksa kanë programuar një duel sëbashku.
Ora 16:00 do t’I gjejë ekipet në tapetin e “Loro Boriçit”, me dy trajnerët respektiv që do shohin formën e skuadrave.
Ndeshja e sotme do të transmetohet në RTSH Sport.
Të dyja skuadrat, prej një muaji janë përballur me disa kundërshtarë, ndërsa vijojnë fazën përgatitore në pritje të zgjidhjes së “konflikteve” me Qeverinë dhe kthimit në stadium për nisjen e sezonit të ri.
Kjo eshte miqesorja e tete per Vllaznine gjate kesaj periudhe teksa ne shtate te parat, ka arritur kater fitore, dy humbje dhe nje barazim. Pritet te shohim se çfare do te dhuroje miqesorja e rradhes per te.