Sot ne Kukes do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme sa i takon gares per fundin e renditjes. Skuadra vendase do te prese Erzenin, ne nje sfide qe do te vendose shume gjera per te ardhmen.

Për verilindorët tanimë çdo ndeshje është si një finale, sepse çdo hap i gabuar i afron edhe me shumë me Kategorinë Parë. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” para kësaj ndeshjeje, trajnerin Bledar Devolli, e kënaq gjendja e skuadrës, ku ka edhe disa rikthime të rëndësishme me shijakasit.

“Kam shumë besim se do t’ia dalim në këtë ndeshje. E shoh në stërvitje, djemtë kanë entuziazëm, seriozitet dhe mezi po e presin ndeshjen. Këto janë sinjale pozitive për trajnerin, duke shpresuar njëkohësisht që të kemi edhe pak fat.

Duhet të jemi agresivë në të dyja pjesët e lojës. Ne kemi punuar shumë edhe nga ana psikologjike, pastaj e pamë që edhe me Partizanin nuk është se na dominuan dhe pat diferenca të mëdha. Edhe rastet e tyre ishin më shumë për gabimet tona. Ne thjesht na duhet të eliminojmë sa më shumë gabimet”, u shpreh në prononcimin e tij Bledar Devolli.