Dita e sotme ka qene e veçante per futbollistin kosovar Amir Rrahmani firmosi nje kontrate pesevjeçare me ekipin e Napolit. Pikerisht nga kjo transferte, Verona, klubi qe ka ne pronesi kartonin e tij, do te perfitoje plot 14 milione euro.

Por nderkohe, ndoshta pakkush e di qe ky futbollist para 7 vitesh e gjysem eshte stervitur per pak dite edhe me Vllaznine por u largua prej saj pa hedhur firme ne kontrate.

Historia e tij ka qenë shumë e thjeshtë. Iu propozua drejtuesve të Vllaznisë në korrik të vitit 2012. Ishte 18 vjeç, 1.90 m i gjatë dhe me disa të dhëna të mira dhe luante në Superligën e Kosovës me ekipin e Drenicës.

Por këto të dhëna nuk i mjaftuar për të qëndruar në Shkodër. Aty, trajner në atë periudhë i kuqebluve ishte Shpëtim Duro. Ai, sigurisht që duke u konsultuar edhe me drejtuesit e klubit dhe me stafin e tij, duke mos parë ndonjë gjë të veçantë mbi bashkëmoshatarët e tij shkodranë, pas 4-5 ditësh provë, kthehet andej nga kishte ardhur.

Amir Rrahmani u kthye sërish në Kosovë ku luajti edhe një sezon me Drenicën, më pas në verën e vitit 2013 erdhi tek Partizani ku i besuan dhe dy vite më vonë ai do të shitej në Kroaci, fillimisht tek Spilit e me pas tek Dinamo e Zagrebit. Prej ketu ai u transferua tek Verona e tani ka firmosur me Napolin. Ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe së fundi është kapiten i Kombëtares së Kosovës.
© shkodrasport.com