Sot rikthehet Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/8-ave. 8 duelet do të luhen në orare të ndryshme në orën 13:00 dhe 17:00.

Partizani do të presë Apoloninë dhe Tirana do të kërkojë hakmarrjen ndaj Korabit për eliminimin në përballjen e fundit.
Lushnja do të kërkojë të sfidojë Egnatuan dhe dueli tjetër është mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Ne stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00 do te perballen kesisoj dy emra “big’ te futbollit shqiptar, te cilat aktualisht nuk jane ne te njejtat pozita, megjithate ndeshja e sotme mund te dhuroje spektakel.

Dy përballjet mes skuadrave të Superiores janë Laçi-Dinamo dhe Teuta-Skënderbeu. Kukësi do të presë Elbasanin e Nevil Dedes dhe në Bylisi do të sfidojë në transfertë Erzenin.