Pasditen e sotme ne Shkoder do te zhvillohet mbledhja e Asamblese Zgjedhore te Federates Shqiptare te Gjimnastikes. Drejtursit e saj kete here kane zgjedhur kryeqendren e Veriut per zhvillimin e kesaj mbledhje, ngaqe aty zhvillohen herepashere edhe aktivitete te ndryshme te ketij sporti.

Presidenti aktual i kesaj Federate Adriatik Meta do te hape kete Asamble me fjalen e saj dhe me pas do t’i lere vendin procesit te zgjedhjes se presidentit te ri. Ai vete nuk ka konkurruar nderkohe qe ne gare do te jene dy persona: Konkretisht Leonard Lulaj dhe Natasha Kotorri(Dako).

Lulaj konsiderohet favorit per te marre kete post, ngaqe edhe deri tani kur ka mbajtur rolin e zevendespresidentit, ka treguar se e ben me shume pasion kete detyre dhe padyshim qe ne postin e presidentit do te beje edhe me shume.

Ndërkohë, kandidat për Komitetin Drejtues të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, janë: shkodrani Beniamin Naku, Edison Ikonomi, Edmond Angoni, Enkeleida Olldashi, Gazmend Kapellari, Gëzim Monopati, Nina Rustani, Pavli Karaj, Valbona Selimllari, Polikseni Gorishti./www.shkodrasport.com/