Abissnet Superiore” nis javën e gjashtë me tre sfida interesante që luhen ditën e sotme në tre orare të ndryshme.

Erzeni do të presë në Rrogozhinë skuadrën e Skënderbeut në orën 15:00. Shijakasit duket se kanë bërë mirë deri tani në kampionat dhe duan të përfitojnë nga gjendja e dobët që po kalojnë korçarët në tre ndeshjet e fundit.

Në orën 18:00 Vllaznia pret Egnatian në “Loro Boriçi”. Të dyja skuadrat kanë si qëllim të arrijnë “Final Four”, me tre pikët që shihen si objektivi kryesor i skuadrave.

Sfida e fundit është ajo mes Teutës dhe Kukësit në orën 20:15. Të dy ekipet e kanë nisur mjaft dobët kampionatin dhe shpëtimin e vetëm e shohin te tre pikët në “Niko Dovana”.

NDESHJET:

ERZENI – SKËNDERBEU 15:00 “ARENA EGNATIA”

VLLAZNIA – EGNATIA 18:00 “LORO BORIÇI”

TEUTA – KUKËSI 20:15 “NIKO DOVANA”