Kategoria Superiore për moshat U21 do të nisë sot javën e parë. Ky kampionat nis për herë të parë këtë sezon, teksa klubeve të Superligës I është kërkuar si detyrim nga institucioni I futbollit që të kenë ekipin U21. Kështu, duke nisur nga ora 14:00 sot do të marrë jetë java e parë e sezonit të parë të këtij kompeticioni.
Klubet do të kenë mundësi të aktivizojnë lojtarët e rinj si dhe talentet që nuk kanë hapësira në ekipet e para. Java e parë sheh duele interesante, me Vllazninë që udhëton drejt Durrësit në përballje me Teutën.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj do te kerkoje ta nise me fitore kete kampionat, pikerisht ndaj nje kundershtari me te cilin luajti nje ndeshje miqesore 10 dite me perpara dhe te cilen e fitoi me rezultatin 4-2.
Nderkohe Tirana luan në Ballsh me Bylisin, ndërsa Laçi pret Dinamon në Pezë-Helmës. Kukësi luan me Apoloninë, ndërsa Kastrioti ndaj Akademisë së Futbollit.
Kategoria Superiore U21- Java 1 – 14:00
Kukësi – Apolonia
Bylis – Tirana
Laçi – Dinamo
Teuta – Vllaznia
Shënkolli – Football Republic
Akademia e Futbolli – Kastrioti