Sot nis kampionati i 80-të i futbollit. Kategoria Superiore merr udhë nga qyteti i skuadrës kampione në fuqi, e cila mes shumë ndryshimesh që i kanë ndodhur në organikë, do të tentojë të ruajë fronin.

Me sytë nga KAS-i për pjesëmarrjet në kompeticionet europiane, të drejtuar nga Shehi, korçarët do të provojnë që të qëndrojnë mes ekipeve më të mira.

“Jemi pretendentët kryesorë për titull”, deklaroi Takaj për “Panorama Sport”, ndërkohë që festonte Superkupën e Shqipërisë. Krahas bardhekuqve, çfarë presim tjetër nga ky edicion?

Në fakt, nuk është lënë vend për të pretenduar shumë gjëra pozitive. Mjaft të përmendet fakti që 20% e klubeve elitare në vend do të luajnë jashtë qyteteve të tyre dhe kjo e zbeh panoramën e pritshmërisë që në start.

Sezoni i ri futbollistik, për fat të futbollit shqiptar, nis me skuadrën më të titulluar që është rikthyer, por pa emra si Vllaznia që ra në edicionin e shkuar dhe kur gjysma e Shqipërisë nuk merr pjesë në elitë prej vitesh. Për të ardhur keq.

Pas plot 61 vitesh kuqeblute do t’i mungojne kategorise superiore te futbollit shqiptar dhe kjo do te jete nje mungese e madhe per kampionatin tone.