Pasditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të nisin ndeshjet e edicionit të rradhës të memorialit ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2022”, i cili do të zgjasë dy ditë.

Ditën e sotme, do të zhvillohen ndeshjet e ditës së parë dhe në program janë 8 ndeshje. Në këtë edicion marrin pjesë sportistë nga Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kështu, shorti i hedhur ditën e sotshme për aktivitetin “Memorial Vllaznia 2022” ka vendosur ekipin e përfaqësueses së Shqipërisë, të ketë për të zhvilluar gjashtë ndeshje, me boksierët e saj Mauro Cani dhe Kristian Koço në peshën 57 kg, Arjon Kajoshi në peshën 80 kg, Besar Sulaj në peshën 86 kg dhe Mehmet Hodo e Gelian Rojku në peshën 92 kg.

Aktivteti do të startojë në orën 17:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Finalet nderkohe do te jene neser duke filluar nga ora 11.00.
Maringlen ZHIVANI