Paraditen e sotme do të nisë Rrethi i Parë Çiklistik për juniorë dhe kadetë. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur të punojë dhe të investojë tek çiklistët e së ardhmes meqë po rritet një brez i talentuar sportistësh dhe për këtë arsye, ka vendosur të organizojë për herë të parë një Rreth të tillë. Pjesmarrës do të jenë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë dhe padyshim që është edhe Vllaznia.
Ajo do të konkurrojë në këtë aktivitet me 7 sportistë dhe pikërisht me: Bruno Kola, Astrit Kronaj,Kledison Cani, Sion Gjoka, Alfons Rrashkadoli, Gjergj Zefi dhe Defrim Dholla. Trajneri Leonat Kola para nisjes nga Shkodër është shprehur entuziast për paraqitjen e sportistëve të tij duke thënë: “Gjatë gjithë këtij viti kemi treguar se jemi më të mirët duke i fituar të gjitha garat dhe padyshim që këtë gjë do ta tregojmë edhe në këtë Rreth ku synojmë vendin e parë si në renditjen ekipore ashtu edhe në atë individuale”. Etapa e parë, ajo Durrës- Elbasan, nis sot në orën 10.00 ndërkohë që për t’u zhvilluar pastaj janë edhe tre etapa të tjera para se të shpallen fituesit e kësaj gare.
© shkodrasport.com