Dita e sotme eshte e veçante per ish- futbollistin e Vllaznise Armando Vajushi. Ai feston 29 vjetorin e lindjes dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Futbollisti shkodran nisi nje karriere ne menyre te shkelqyer dhe ndonese nuk e vazhdoi ne menyre te tille, serish ka lene gjurme me talentin qe posedon.
E nisi tek Vllaznia duke spikatur menjehere per vlerat e tij dhe u aktivizua si titullar qe ne moshe te re, aq sa ende pa mbushur 20 vjeç ne adrese te tij mberriten shume oferta.
Dhe Vllaznia nuk mundi t’i rezistonte dot teksa ne janarin e vitit 2012 e shiti per vleren e 100 mije eurove tek bullgaret e Litex Lovech. Me kete skuader, sulmuesi anesor ka bere paraqitje jashtezakonisht te mira dhe per rrjedhoje ne shkurt te vitit 2015 u shit ne Itali tek Chievo Verona.
Keto kane qene vite te shkelqyera per karrieren e tij, aq sa bindi edhe stafin e ekipit kombetar per ta grumbulluar dhe ka qene pjese e tij ne gjashte ndeshje.
Nderkohe hapesirat e aktivizimit per te tek Chievo Verona ishin te pakta dhe ndoshta edhe paksa i pafat nga demtimet e shumta, Vajushi u huazua fillimisht tel Livorno e me pas tek Pro Vercelli e Avellino.
Ne vitin 2019 luajti per pak muaj me Teuten e Durresit nderkohe qe prej dy sezonesh po luan ne Rumani me ekipin Petrolul ku eshte kthyer te jete serish protagonist./SHKODRA-SPORT.COM/