Ne historine e futbollit shkodran te pas viteve ’90 ka nje vend te rendesishem edhe nje lojtar i cili ka luajtur per nje periudhe te gjate me Vllaznine dhe ka dhene kontributin e tij ne arritjen e disa sukseseve.

Behet fjale per ish- mbrojtesin kuqeblu Ilir Dibra i cili sot feston 43 vjetorin e tij te lindjes dhe per rrjedhoje gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura! Shtatelarti ka luajtur ne qender te repartit te mbrojtjes dhe eshte dalluar per lojen ne ajer, por edhe per grinten me te cilin futej ne fushen e lojes.

Dibra ka lindur ne Shkoder me 16 korrik 1977 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me futboll nderkohe qe shume shpejt do te angazhohej me ekipin e pare, me te cilin do te shpallej edhe kampion i Shqiperise ne vitin 1998.

Gjate karrieres se tij ka provuar te luaje edhe me ekipet e Bylis, Apolonise e Luftetarit nderkohe qe ka luajtur edhe dy ndeshje me ekipin tone kombetar ne vitin 2000.

Pas lenies se futbollit ka punuar per disa vite si trajner prane Akademise Vllaznia nderkohe qe gjate nje periudhe ka qene edhe pjese e stafit te ekipit te pare te Vllaznise.

Ilir Dibra prej tre vitesh ndodhet ne Kanada sebashku me familjen e tij por nuk ka hequr serish dore nga futbolli teksa ka nisur te punoje si trajner moshash.
www.shkodrasport.com