Kur flasim për Vllazninë e viteve ’80 padyshim që një ndër emrat më të spikatur të saj padyshim që ka qenë mesfushori dhe kapiteni i saj Ferid Rragami.
Një emër që ka bërë për vete me mijëra tifozë, për mënyrën e lojës dhe grintën që shfaqte në fushën e lojës. Po ndalemi sot tek “ujku” sepse kjo ditë është e veçantë për të. Ai feston 64 vjetorin e tij të lindjes dhe me këtë rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Rragami e ka nisur karrierën me ekipet e moshave të Vllaznisë, për të kryer shkollën në Tiranë ku luan me ekipin e Shkëndisë, për t’u rikthyer sërish në Shkodër para se të kalonte tek Partizani në periudhën e kryerjes së shërbimit ushtarak.
Me të kuqtë do të shpallej edhe kampion, e më pas do të kthehej tek Vllaznia për t’u bërë lider i kësaj skuadre deri në fundin e viteve ’80 duke fituar sërish të tjera trofe.
Ka qene edhe pjese e rendesishme e kombetares shqiptare duke qene nje nga mesfushoret me te mire te Shqiperise ne ato vite.
Gjergj KOLA
SKEDA:
1972 – 1976 “SHKENDIA”
1976 – 1978 “VLLAZNIA”
1978 – 1981 “PARTIZANI”
1981 – 1990 “VLLAZNIA”
3 here Kampion Kombëtar
1978-79 me “Partizanin”
1980-81 me “Partizanin”
1982-83 me “Vllaznine”
2 here Fitues i Kupes se Republikes:
1979-80 me Partizanin
1986-87 me Vllaznine
Me Kombetaren Shqiptare:
1980 – 1985 / 14 Ndeshje
Ndeshja e pare debutuese me Finlanden (3-09-1980 ne Tirane)
Ndeshja e fundit: kunder Turqise (28-03-1985)