Liga Unike e meshkujve do të nisë sot takimet e javës së 14-të, qe eshte edhe e fundit e fazes se dyte te saj, teksa me pas do te vijoje rrugetimin e saj me fazen gjysmefinale.

Ditën e sotme eventi mbarëkombëtar i basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhuron dy sfida derbi, ku fillimisht në orën 17:00 Rahoveci përballet me Pejën, ndërsa në orën 19:00 Vllaznia pret Teutën në Shkodër.

Edhe nesër do të vijohet më ndeshje derbi, teksa Prizreni sfidon kryesuesit dhe kampionët në fuqi, Yllin, ndërsa Tirana luan kundër Kamzës.

Sa i takon takimit qe do te luhet sot pasdite ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ne mes Vllaznise dhe Teutes, kuptohet qe pritet nje perballje interesante.

Vllaznia nuk ka asnje objektiv per ndeshjen e sotme por thjesht do te kerkoje te testoje veten ndaj ketij kundershtari me te cilin pretendon te luftoje fort deri ne fund per titullin kampion i Shqiperise per kete sezon.