Loja e tij në repartin e mesfushës, pikërisht në rolin e shkatërruesit, ka rënë gjithmonë në sy dhe shpeshherë ka marrë vlerësime pozive si nga specialistët ashtu edhe nga tifozët. Ka munguar ne dy ndeshje, me pas luajti te merkkuren per kupe ndaj Tiranes dhe u mendua se do te ishte edhe sot ndaj Laçit. Por Ardit Krymi nuk ka qenë për asnjë minutë në fushë, madje në minutat e fundit ka qenë në nxemje por nuk është aktivizuar sepse trajneri preferoi Ribajn për të forcuar sulmin ngaqë duhej rezultat pozitiv.
I pyetur pse nuk është aktivizuar 21 vjeçari, trajneri i kuqebluve është përgjigjur: “Krymi ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka patur stërvitshmëri të plotë. Për këtë arsye vendosëm ta nisim nga stoli me të dhe nëse rezultari do të ishte ndryshe, do zbriste në fushë. Por më pas, u detyruam të fusim sulmues ngaqë donim të shënonim”. Një shpjegim i tillë është mëse i qartë si për të thënë se nuk ka patur asnjë problem me këtë futbollist megjithatë për ndeshjen e rradhës me Flamurtarin, Krymi pritet të jetë në fushë nga minuta e parë sepse është një lojtar i rëndësishëm për Vllazninë.
© shkodrasport.com