Sot dy skuadra do të luftojnë për të fituar trofeun e parë të sezonit, Kupën e Shqipërisë. Kukësi dhe Egnatia do të sfidojnë njëra tjetrën në finalen që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë sfidë, por edhe si kampionë në fuqi. Të besuarit e Tetovës janë në garë edhe për trofeun e Superiores teksa do të përballen me Vllazninë të dielën në orën 20:00.
Ndërsa verilindorët do të duhet të japin shpirtin në fushë për të mos dalë pa asgjë këtë sezon duke qenë se ranë nga kategoria. Sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Kukësi luan ndeshjen e fundit për verdiktet e këtij sezoni, ku një sukses i mundshëm do ju mundësonte një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra, shpërblim ky i caktuar nga FSHF-ja për fituesin e Kupës.
Por “pjesa e ariut” është nga Europa, e cila të garanton 325 mijë euro automatikisht në klub. Pra, Kukësi sot në orën 19:00 do të luajë për 325 mijë euro dhe 50 milionë lekë, me një total prej 375 milionë lekë të vjetër përafërsisht.