Pasditen e sotme do te startoje ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” edicioni i rradhes i Memorialit Nderkombetar te boksit “Vllaznia 2019” i cili zhvillohet nga Sportklub Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Boksit, nen mbeshtetjen e Bashkise Shkoder
Qe prej dites se martë në Shkodër ka nisur edhe ardhja e ekipeve pjesmarrëse teksa të parët kane mbërritur boksieret e kombetares italiane. Nderkohe diten e djeshme kane mberritur edhe belgët, bullgarët, grekët, kosovarët, malazezët dhe maqedonasit. Bashke me ta do te jene pjesmarres edhe boksieret e kombetares shqiptare.
Paraditen e sotme do te behet peshimi i boksiereve dhe me pas do te mesohet edhe shorti i ndeshjeve te dites se pare te ketij Memoriali, te cilat do te startojne ne oren 17.00 dhe do te transmetohet drejteperdrejte nga ana e TV Rozafa.
Ky memorial siç dihet që zhvillohet në ndërim të Shyqyri Halilit, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili e Fadil Zhega, të gjithë këto figura të shquara të boksit shkodran dhe atij shqiptar që tashmë nuk jetojnë më.
Pritet qe te kete shume ndeshje interesante sepse pjesmarres ne edicionin e sivjetem do te jene boksiere qe jane edhe medaliste europiane dhe padyshim qe kjo ia shton bukurine ketij Memoriali dhe kuptohet qe organizatoret ftojne edhe sportdashesit shkodrane per te qene te pranishem ne pallatin e sportit dhe per t’i mbeshtetur boksieret e kombetares shqiptare.