Pasditen e sotme Vllaznia femra do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grup ndaj kampiones së Moldavisë SS Anenii Noi.
Ajo do të startojë në orën 17.00 në stadiumin “Asim Ferhatoviç” të Sarajevos dhe në të njëjtën kohë do të nisë edhe ndeshja tjetëre grupit 8, ajo në mes Sarajevo 2000 dhe ekipit Parnu.
Këto do të jenë ndeshjet e fundit në grup që do të nxjerrin më pas edhe skuadrën e vendit të parë që do të avancojë më tej në turin e dytë të “Champione League Women”.
Vllaznia pritet të arrijë fitoren e dytë në grup ndaj skuadrës më të lehtë që ka ai, pikërisht ndaj moldaveve.
Nëse ndodh kështu, atëherë i duhet të presë rezultatin e ndeshjes tjetër për të përcaktuar edhe pozicionimin përfundimtar në grup.
Shanset për kualifikim janë të pakta sepse mbi të gjitha e penalizon humbja e thellë në ndeshjes e parë ndaj vendaseve të Sarajevos.
© shkodrasport.com