Sot në mbrëmje rikthehet spektakli i Ligës së Kombeve me gjigandë të futbollit botëror që do të zbresin në fushë për ndeshjet çerekfinalet. Vëmendja e veçantë është në “San Siro” që pritet të gumëzhijë nga tifozët kur përballë do të jenë Italia dhe Gjermania.

Një klasike që merr vëmendje globale për spektaklin që dhuron në çdo ndeshje. Siç raportohet në mediat italiane, biletat kanë avulluar shpejt në Milano, që do të pres kombëtaren pas 123 ditësh nga ndeshja e fundit.

Sa i përket organikës së skuadrës, tek Italia, i vetmi që mungon është Di Marko ndërsa në kampin gjerman infermieria është e mbushur me Kai Havertz, Virtz, Aleksandër Pavlovic apo Mark Andre Ter Shtegen. Spektakli është i garantuar në San Siro ku do të luhet ndeshja e parë çerekfinale ndërsa dueli i kthimit luhet të dielën në mbrëmje. 

Ndërkaq një tjetër ndeshje e bukur është ajo në Rotterdan ku Kampionia në fuqi, Spanja do të përballet me Holandën. Në anën tjetër, Kroacia do të luajë me Francën ndërsa Danimarka përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Të gjitha sfidat do të luhen sot duke nisur prej orës 20:45.