Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e 22 marsit përballë Kilit në Parma dhe 3 ditë më vonë në Stokholm kundër Suedisë.
Një listë ku pritet të ketë edhe dy rikthime. Armando Broja dhe Rey Manaj pritet të jenë “risitë” në këtë listë të përzgjedhur nga trajneri Sylvinho. Braziliani kërkon që para aventurën së Euro 2024 të provojë çdo lojtar dhe po u jep mundësi disa futbollistëve.
Armando Broja është grumbulluar edhe më parë nga Sylvinho, por për shkak të një dëmtimi nuk pati fatin që të luante dhe të kontribuonte në kualifikuese. Përsa i përket Manajt, për lushnjarin është hera e parë që ftohet në epokën “Sylvinho” dhe shkak është bërë forma e tij fantastike që po kalon me Sivasspor në Turqi.
Kujtojmë që lista do të bëhet publike mesditën e sotme, në orën 12:00 nga Federata Shqiptare e Futbollit./newsport/